Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit pas vrasjes së dy ushtarëve...

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, pasi dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani në një sulm që Uashingtoni ia atribuon Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi vdekjen e ushtarëve si “një ngjarje shumë të trishtë”, duke theksuar se “ne kurrë nuk do të lejojmë që Irani të ketë armë bërthamore”.

Nga ana tjetër, komandanti i lartë iranian Ali Abdullahi paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se “çdo agresion apo barbarizëm do të përballet me një përgjigje vendimtare dhe shkatërruese” nga forcat e armatosura të Iranit.

Ndërkohë, kompania shtetërore e naftës e Kuvajtit njoftoi se një nga objektet e saj kryesore është goditur nga një sulm iranian. Po ashtu, mediat irakiane raportojnë se Konsullata e SHBA-së në Erbil ka aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për shkak të sulmeve me dronë.

Zhvillimet e fundit kanë rritur ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme dhe kanë shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon. /mesazhi