Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shuplaka e rëndë për Ramën dhe marrëzitë e tij me Kanye West...

Shuplaka e rëndë për Ramën dhe marrëzitë e tij me Kanye West nga ky punëtor pastrimi në Vlorë

Vendim Kapaj

Gjenitë shqiptarë që prekin majat e kinemasë botërore, por që qeveria i lë në mjerim

Shoqëria shqiptare po pëson tronditjen e radhës nga një zhvillim paradoksal me sfond kulturor, pak ditë pasi qeveria lëvroi katër milion dollarë nga Fondi Rezervë, edhe me shkelje ligjore, për koncertin e Kaney West, një përsonazh kontravers dhe pa ndonjë atribut artistik, një shprehje gjithashtu e zgjedhjeve kontraverse të Ramës për kinse promovimin e Shqipërisë, duke ndërfutur dhe ca llogari që e bën njëherësh edhe qesharak në sytë e opinionit të shëndetshëm shqiptar.

Një film sapoprpmovuar hollividuan, “Odyysea”, ka për kolonë zanore intepretimin e një mjeshtri shqiptar në fyell, në zhanrin lab, por që ky mjeshtër po rezulton të jetë një ndër punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit në Vlorë.

Fjala është për Vendim Kapajn, edhe me titull “Mjeshtër i Madh”. Filmi që premton bujë botërore, siç shkruan dhe specialisti Vasil Tole, ka pikërisht një segment të kulturës shqiptare, por jo për meritë të qeverisë.

“Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.

Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale. Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë.

Përgëzime mjeshtrit Goransson dhe ustallarëve tanë të traditës për këtë arritje Homerike!”, shkruan Tole, ndër meritorët kryesore të futjes së Polifonisë në UNESCO.

Por ironia në këtë rast, më e hidhura e mundshme, ka të bëjë me qeverinë. Teksa jep miliona për një repist që fyen çdo shije artistike si Kaney West, gjenitë e saj në art, fama e të cilëve shkon deri në majat e kinemasë botërore, i le të katandisen në punëtorë pastrimi. /tesheshi