Mijëra persona zhvilluan protestë kundër abortit në kryeqytetin e SHBA-së, Washington, në 49-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Lartë në vitin 1973 që njohu të drejtën e abortit dhe i cili përbën një shembull në këtë çështje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht të ftohtit të acartë në Washington, mijëra presona marshuan për ndalimin e abortit. Tema për këtë vit i marshimit “Marsho për jetën” që mbahet çdo vit ishte “Barazia fillon në barkun e nënën”.
Turma u mblodh përpara Gjykatës së Lartë të SHBA-së dhe duke iu referuar termit “Roe v. Wade” që është tema e gjykimit në vitin 1973 ata mbajtën në duar pankartën me mbishkrimin “Ne jemi brezi pas Roe”.
Protestuesit kërkuan që Gjykata e Lartë të tërheqë vendimin e saj “Roe v. Wade” në vitin 1973 dhe hodhën slogane si “Lërini zemrat të rrahin” dhe “Drejtësi për të drejtën e jetës”.
Në marshimin që u mbajt këtë vit dhe i cili mbahet çdo vit më 21-22 janar pati një interes të madh për shkak se këtë vit çështja e abortit do të jetë në axhendën e Gjykatës së Lartë. Në marshim një numër i madh personash morën pjesë nga rajone të ndryshme.
E drejta e abortit në axhendën e Gjykatës së Lartë të SHBA-së
Një ligj shtetëror i vitit 2018 në Mississippi që ndalonte ndërprerjen e shtatzënisë 15 javore me abort u referua në Gjykatën e Lartë më 1 dhjetor 2021.
Gjykata e Lartë aktuale e SHBA-së, anëtarët e të cilës janë kryesisht konservatorë, pritet që këtë vendim ta miratojnë duke prishur vendimin e gjykimit “Roe v. Wade” në vitin 1973.
Në këtë mënyrë e drejta e abortit do të jetë e ndaluar në 12 shtete dhe flitet që edhe dhjetëra shtete mund të ndalojnë abortin pas këtij vendimi.
E drejta e abortit e cila në SHBA është një temë diskutimi politik, mbrohet nga Demokratët ndërsa kundërshtohet nga Republikanët. /aa








