SHBA pezullon ndihmat për palestinezët

Komiteti i Marëdhënieve të Jashtme në Senatin amerikan njoftoi se ka miratuar një projektligj i cili parashesh pezullimin e ndihmave financiare të SHBA-ve për qeverinë palestineze.

Projektligji i cili u miratua nga komiteti me 17 vota pro dhe 4 kundër, parasheh pezullimin e ndihmave financiare për Palestinën deri në ndalimin e ndihmave financiare të qeverisë palestineze ndaj të burgosurve në burgjet izraelite dhe familjarëve të dëshmorëve të vrarë nga forcat izraelite.

Projektligji, i cili u emërua me emrin e nxënësit amerikan Taylor Force, i cili u vra vitin e kaluar në Tel Aviv, bën thirrje që edhe shtetet tjera donatore t’i ndërprejnë ndihmat e tyre për Palestinën.

Në projektligj përfshihet edhe çështja e ndihmave për të burgosurit nga qeveria palestineze dhe kjo të përcillet nga ambasadori amerikan në axhendën e OKB-së.

Për t’u inkorporuar në ligj, ky projektligj i përgatitur nga senatori republikan i shtetit federal të Karolinës së Jugut, Lindsey Graham dhe senatori republikan i shtetit Tennessee, duhet të miratohet nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve të Asamblesë së Përgjithshme.

Përfaqësuesi i delegacionit të SHBA-ve për Palestinën, Husam Zomlot tha se ky projektligj “përfshin informacione të gabuara dhe është i dëmshëm”.

Duke rikujtuar se sistemi i ndihmave në fjalë po vazhdon për 52 vite, Zomlot thotë se “Ky program është për t’i ndihmuar familjarët e personave të cilët padrejtësisht janë vrarë nga Izraeli apo janë burgosur. Ky program i shërben nevojave sociale dhe të sigurisë, të cilat duhet t’u ofrojmë qytetarëve tanë. Programi jep garanci për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë dhe i mbron nga grupet radikale që janë përreth nesh”.

Në buxhetin financiar për vitin 2018 të SHBA-ve, janë ndarë 260 milionë dollarë ndihmë financiare për zhvilllimin ekonomik të Bregut Perëndimor dhe Gazës. /aa/