SHBA – Presidenti Biden fajëson Putinin për fluksin e refugjatëve

Joe Biden iu drejtua liderëve të vendeve amerikanoveriore dhe amerikanojugore të mërkurën në ceremoninë zyrtare të hapjes së Samitit IX të Amerikave, mbajtur në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke nënvizuar se demokracia është faktori më i rëndësishëm i zhvillimit, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se demokracia duhet të mbështetet nga bashkëpunimi ndërmjet vendeve.

Ai foli gjithashtu për fluksin e refugjatëve në SHBA, veçanërisht nga vendet e Amerikës Qendrore dhe Amerikës Jugore.

“Presionet globale të inflacionit janë përkeqësuar nga lufta brutale e Putinit kundër Ukrainës. Është bërë më e vështirë për familjet të plotësojnë nevojat e tyre. Të gjithë këta faktorë po nxisin fluksin e refugjatëve në hemisferën perëndimore”, vlerësoi presidenti amerikan.

Ndër të tjera, Biden theksoi edhe se një partneritet i ri ekonomik është themeluar me vendet e Amerikës dhe kjo do të ndihmojë ekonomitë të rriten më vrullshëm. /trt