SHBA propozon taksë 30 përqind për elektricitetin e përdorur në gërmimin e Bitcoin

Përmes një postimi në blog në faqen e Shtëpisë së Bardhë, administrata formalisht ka prezantuar taksën DAME (Digital Asset Mining Energy).

Administrata Biden dëshiron që të vendosë një taksë prej 30 përqind për elektricitetin e përdorur për operacione të gërmimit të kriptomonedhave dhe e ka përfshirë në propozimin e buxhetit për 2024.

Përmes një postimi në blog në faqen e Shtëpisë së Bardhë, administrata formalisht ka prezantuar taksën DAME (Digital Asset Mining Energy).

Shpjegonte se dëshiron të vendosë një taksë për kompanitë me veprimtari gërmimin e kriptomonedhave të cilat nuk po paguajnë për koston e vërtetë që imponojnë mbi të tjerët siç është ndotja mjedisore dhe çmimet e larta të energjisë.

Gërmimi i kriptomonedhave ka pasur një ndikim negativ në mjedis shkruante Shtëpia e Bardhë duke shtuar se operacionet e tyre shpeshherë shkaktojnë rritje të çmimeve të energjisë për të tjerët dhe shkaktojnë deri ndërprerje të saj.

Nuk është aspak sekret se gërmimi i kriptomonedhave konsumon sasi të larta energji. Në Prill The New York Times publikoi një raport duke detajuar konsumin e energjisë nga 34 gërmues të mëdhenj Bitcoin në SHBA.

Këto tre kompani konsumonin sasi elektricitetit të barabartë me 3 milionë shtëpia Amerikane. The Times shpjegoi se pjesa më e madhe e gërmimit të Bitcoin zhvillohej në Kinë deri në 2021 kur vendi e ndaloi me ligj duke e bërë SHBA kështu lider.