Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA tjetër paketë ndihme per Ukrainën, 1.1 miliardë dollarë armatime

SHBA tjetër paketë ndihme per Ukrainën, 1.1 miliardë dollarë armatime

Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për Ukrainën që do të shpallet së shpejti, raporton Ukrinform duke iu referuar Reuters.

“Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re armësh prej 1.1 miliardë dollarësh për betejën e Ukrainës me Rusinë që do të shpallet së shpejti”, tha agjencia.

Në të njëjtën kohë, saktësohet se Uashingtoni është në pritje të rezultatit të referendumeve të rreme që Federata Ruse mbajti në territoret e pushtuara të Ukrainës. /abcnews