Komandanti i Forcave Ajrore të Arabisë Saudite është takuar me zëvendëskomandantin e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe të sigurisë.
Takimi është cilësuar si kontakti i dytë mes zyrtarëve të mbrojtjes saudite dhe përfaqësuesve të CENTCOM-it gjatë ditëve të fundit.
Bisedimet u zhvilluan në një kohë të tensioneve të rritura në rajon dhe përshkallëzimit të përballjes mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. /mesazhi








