Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, po ndjek nga afër raportimet për përshkallëzimin e përplasjeve ndërkufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke shprehur shqetësim të thellë për rritjen e fundit të dhunës.
Në një deklaratë të përcjellë nga zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, Guterres u bëri thirrje të dy vendeve që t’u përmbahen në mënyrë rigoroze detyrimeve të tyre sipas së drejtës ndërkombëtare, me theks të veçantë në të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Ai nënvizoi nevojën urgjente që palët të vendosin në prioritet mbrojtjen e civilëve, teksa përballjet në kufi vazhdojnë. /mesazhi






