Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem tha të hënën se departamenti i saj ka arrestuar mbi 10 mijë emigrantë në Minneapolis të Minesotës, si pjesë e një goditjeje të vazhdueshme kundër imigracionit, transmeton Anadolu.
“Ne kemi arrestuar mbi 10 mijë emigrantë të paligjshëm kriminelë që po vrisnin amerikanë, po lëndonin fëmijë dhe po bënin terror në Minneapolis”, tha Noem në një deklaratë.
Noem fajësoi guvernatorin e Minesotës, Tim Walz dhe kryetarin e Bashkisë së Minneapolisit, Jacob Frey, për atë që ajo e quajti dështim për të mbrojtur banorët, duke i akuzuar ata për “mbrojtjen e kriminelëve”.
Gjatë gjashtë javëve të fundit, tha Noem, zyrtarët e zbatimit të ligjit arrestuan 3 mijë emigrantë.
Mineapolisi është bërë një pikë e nxehtë në debatin kombëtar mbi zbatimin e ligjit për imigracionin, pasi më 7 janar një agjent i Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat (ICE) qëlloi për vdekje 37-vjeçaren Renee Nicole Good.
Vrasja e Good, një gruaje dhe nëne amerikane, shkaktoi reagime të gjera publike dhe politike si dhe kërkesa për hetime në nivel lokal, shtetëror dhe federal.






