Shfletuesi me në fokus privatësinë vjen në Windows

DuckDuckGo u shfaq në fund të 2021 përpara se të vinte si eksperiment në Mac në fund të 2022. Windows është platforma më e fundit që merr një aplikacion zyrtar.

DuckDuckGo, motori kërkimor me në fokus privatësinë, prej kohësh ka qenë në përpjekje për të zhvilluar shfletuesin e saj. I disponueshëm fillimisht në fazën beta për Mac, shfletuesi DuckDuckGo nga dita e sotme po lançohet në Windows.

Kompania thotë se është një prej produkteve më të kërkuara ndër vite. Normalisht DuckDuckGo është motori kryesor i kërkimit.

Po shfletuesi ka edhe disa funksionalitete shtesë siç është Duck Player i cili parandalon YouTube që të ofrojë reklama dhe rekomandime në bazë të gjurmimit të përdoruesit.

Shfletuesi parandalon çdo lloj gjurmimi apo zbulimi informacioni që mund të përdoret për krijimin e një profili të përdoruesit për reklamuesit.

DuckDuckGo gjithashtu pretendon se shfletuesi ka një eksperiencë superiore të bllokimit të reklamave. Thotë se bllokon reklama dhe cookie-t por gjithashtu pastron hapësirën e bardhë që zakonisht ngelen aty me bllokuesit tradicionalë të reklamave.

Përdoruesit e familjarizuar me versionin beta në Mac duhet të jenë mësuar edhe me funksionalitete të tjera si menaxhimi i fjalëkalimeve, mbrojtja e e-mail-it dhe menaxhimi i cookie-ve në mënyrë automatike.

DuckDuckGo u shfaq në fund të 2021 përpara se të vinte si eksperiment në Mac në fund të 2022. Windows është platforma më e fundit që merr një aplikacion zyrtar.

Gjithashtu është i disponueshëm në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian