Shfletuesi me të cilin përdoruesit mund të manipulojnë uebsajtet po vjen në Windows

Shfletuesi synon të ofrojë një eksperiencë më të pastër dhe të qetë e cila ndihmon përdoruesit të organizojnë më mirë kohën e tyre online.

Arc, një shfletues internet i dedikuar për Mac nga The Browser Company, po vjen në Windows. Përmes një postimi në rrjetin social X, kompania ditën e sotme njoftoi se ftesat e para Windows kanë filluar të dërgohen.

Lajmi vjen disa muaj kërkesa nga përdoruesit e Windows të cilët duan të provojnë Arc. Në Shtator kompania tha se kishte marrë mbi 500 mijë kërkesa për të provuar Arc në Windows, një numër që pritet të rritet ndërsa regjistrimi mbetet i hapur për përdoruesit e rinj.

The Browser Company e përshkruan Arc si një mënyrë “më e mirë” e përdorimit të internetit. Shfletuesi synon të ofrojë një eksperiencë më të pastër dhe të qetë e cila ndihmon përdoruesit të organizojnë më mirë kohën e tyre online.

Arc ka disa funksionalitete që e dallojnë nga shfletuesit e tjerë si Safari, Chrome dhe Microsoft Edge. Në mesin e veçorive unike është ajo që lançoi në Pranverë ku përdoruesit mund të manipulojnë ndërfaqen e çdo uebsajti.

Paneli anësor i shfletuesit mban tabet dhe të gjitha uebsajtet e ruajtura. Me përdoruesit të cilët hapin dhjetëra tabe, Arc ndihmon duke reduktuar “rrëmujën” përmes arkivimit.

Kështu përdoruesit do të kenë gjithnjë më shumë hapësirë për të punuar.