Shitjet e smartfonëve pësojnë rënie të ndjeshme krahasuar me 2022

Canalys tha se shitjet e smartfonëve ranë me 11 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa Counterpoint thotë se kjo rënie është 8 përqind.

Tregu global i smartfonëve vijon me rënie në tre mujorin e dytë të 2023 sipas raportimeve të Canalys dhe Counterpoint. Megjithatë disa segmente të këtij tregu dhanë shenja pozitive.

Canalys tha se shitjet e smartfonëve ranë me 11 përqind krahasuar me një vit më parë ndërsa Counterpoint thotë se kjo rënie është 8 përqind.

Të dy firma kërkimore arritën në përfundimin se Samsung është lider i tregut dhe me një marzh të konsiderueshëm. Të dhënat e Canalys thonë se Samsung ka 22 përqind të tregut ndërsa Counterpoint thotë 22 përqind.

Apple ishte në vendin e dytë me 17 përqind të tregut sipas të dy firmave. I treti është Xiaomi që siguroi 13 përqind të tregut sipas Canalys dhe 12 përqind sipas Counterpoint. Ndërkaq të dy firmat analitike thonë se Oppo është i katërti me 10 përqind të tregut.

Sa i takon segmentit Premium, vazhdon të jetë imun përballë rënieve që kanë prekur segmentin e ulët. Në fakt smartfonët Premium ishin të vetmit që u rritën. Sipas Canalys më shumë se 1 në 5 smartfonë të shitur në tre mujorin e dytë ishin flagshipë.