Shkencëtarët të frikësuar nga shpërthimi masiv i gripit

Shpërthimi i sezonit të gripit këtë dimër mund të përkeqësojë edhe më shumë situatën e Covid, pasi një sërë masash si përdorimi i maskës dhe mbajtja e distancës janë hequr në shumë vende. Kjo është frika e shkencëtarëve amerikanë, të cilët nuk përjashtojnë që në vitet e ardhshme të ketë shpërthime sezonale të gripit, pikërisht sepse gjatë pandemisë gripi pothuajse u zhduk.

Gjithashtu sipas studiuesve është e rëndësishme të vaksinohemi kundër gripit. Ndërsa është e drejtë të përqendrohemi në mbrojtjen tonë ndaj Covid-19, nuk duhet të harrojmë gripin, i cili gjithashtu mund të jetë fatal . Sipas shkencëtarëve, pritet të rritet numri i njerëzve të rrezikuar këtë vit, dhe në vitet e ardhshme nga gripi. Në fakt, ekziston mundësia që llojet e shumta të gripit të të përhapen në të njëjtën kohë, duke kontribuar në një shpërthim më të madh.

Epidemiologia Amber Wynn i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tha se kishte prova që llojet e gripit H3N2, H1N1 dhe B aktualisht po qarkullojnë në botë. Gripi sezonal – zakonisht vret 290,000 deri në 650,000 njerëz çdo vit në të gjithë botën. Sidoqoftë, gjatë dy viteve 2020-21 pothuajse u zhduk nga Toka. Një vend i madh si Shtetet e Bashkuara regjistroi vetëm 646 viktima nga gripi vitin e kaluar dhe këtë vit, kur numri mesatar vjetor i vdekjeve nga gripi është mijëra. Gripi vazhdon të qarkullojë në nivele të ulëta.

Përveç gripit, masat kundër koronavirusit kanë “shtypur” infeksionet e tjera bakteriale, të tilla si ato që shkaktojnë pneumoni dhe meningjit. Nga ana tjetër, rinoviruset e ftohjes së zakonshme kanë vazhduar të përhapen gjatë gjithë pandemisë, pasi ato nuk duket të jenë aq të prekshme ndaj masave parandaluese kundër Covid-19.

Gjithashtu, koronaviruset e tjerë më pak të rrezikshëm se SARS -CoV -2, të cilët janë gjithashtu përgjegjës për ftohjet, kanë filluar të rriten gradualisht në nivelet e tyre pandemike. /ekonomiaonline