Shkollat në grevë, në orën e parë nuk mbahet mësimi

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovë përmes një konference shpalli grevën njëorëshe për të enjten në të gjitha shkollat e Kosovës, duke paralajmëruar po ashtu grevë të përgjithshme në sim më 14 janar.

Sipas kryetarit të SBAShK-ut, greva do të mbahet në çerdhe nga ora 7:00 deri në ora 8:00, në të gjitha shkollat e Kosovës grevë do të ketë në orën e parë në gjitha ndërrimet.Kurse në universitetet e Kosovës greva do të mbahet nga ora 8:00 deri në ora 9:00, tha Jasharaj.