Shpërbëhet Kuvendi i Maqedonisë

Maqedonia është e vendosur, të gjithë deputetët e pranishëm në sallë njëzëri votuan shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajten e zgjedhjeve më 11 dhjetor të këtij viti.

Megjithatë rreziku i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlersimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e PSP-së në, ku në disa raste lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëher zgjedhjet mund të mos mbahen.

Poashtu, me 72 vota “për” dhe 37 “kundër”, Kuvendi e ka votuar propozim – Buxhetin për vitin 2017, raporton Portalb.mk.

Opozita ka kundërshtuar Buxhetin për vitin 2017, duke e cilësuar si Buxhetin më të keq që deri më tani është sjellë ndonjëherë.

Sipas, deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi, ky propozim – Buxhet është kryekëput antishqiptar dhe për këtë fajin e mbanë VMRO dhe BDI, raporton PortAlb/Mk.

“BDI po shet interesat shqiptare, duke votuar Buxhet antishqiptar. Prej Likovë deri në Strugë po përballemi me infrastrukturë të pazhvilluar. Nuk ka asnjë investim kapital në zonat shqiptar. Është Buxheti i fundit ku bëhet plaçkitja e shqiptarëve. Pas 11 dhjetorit do të merret hisja që u takon shqiptarëve. Në mënyrë të njëjtë do të shpërndahet Buxheti nëpër të gjitha pjesët e Maqedonisë”, tha nga foltorja e Parlamentit, deputeti Ibrahimi, transmeton Portalb.

Deputeti i LSDM-së Goran Sugareski, kujtoi qytetarët se Maqedonia është e tëra në kredi dhe se ky propozim – Buxhet për vitin 2017, siç tha ai, është gënjeshtra më e madhe që po u servohet.

“Çfarë keni bërë për 10 vjet? Na tregoni edhe sa do të rritet huamarrja? Na numëroni një gjë për të cilën nuk jeni në kredi? Gjithçka është në kredi. Këtë duhet t’ua tregoni qytetarëve dhe jo të lavdëroheni, sepse këtë që po e thoni, po e dëgjojmë tani e 10 vite”, tha Sugarevski.

Ndryshe, deputetët e VMRO – DPMNE-së, e kanë arsyetuar Buxhetin.

“Ky Buxhet garanton stabilitet dhe siguri në sektorin e biznesit. Nëse e duam të mirën e qytetarëve duhet ta votojmë këtë Buxhet”, deklaroi deputeti i VMRO – DPMNE-së, Kërste Mukoski.