Shpërthen rafineria e naftës në SHBA, ka të lënduar

Një shpërthim në një rafineri të madhe nafte në shtetin amerikan të Wisconsin ka plagosur 11 vetë.

Autoritetet urdhëruan që të gjithë ata që jetojnë rreth tre kilometra rreth rafinerisë së naftës Husky Energy në qytetin e Superiorit  të largohen nga zona. Shkollat dhe një spital u evakuuan gjithashtu

Ashtu u evakuuan edhe banorët që jetonin në një korridor prej 16 kilometrash në jug të rafinerisë ku kishte shperthyer flaka dhe tymi.

Jim Paine, kryebashkiaku i Superior, tha se shumica e popullsisë u prekën nga evakuimet.

Tymi i naftës mund të përmbajë një përzierje të hidrokarbureve të dëmshme dhe kimikateve të tjera me pasoja afatshkurtra dhe afatgjata të shëndetsore.

Autoritetet thanë se një tank i naftës së papërpunuar ose asfaltit kishte shpërthyer rreth 10 orës ne mbremjen e se enjtes. Zjarri u shua më vonë nga ekuipazhi i emergjencës. /MESAZHI/