Shpërthim i fuqishëm në kampin e refugjateve palestinezë në Liban

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kampin e refugjatëve palestinezë Burj al-Shamali pranë qytetit jugor të Libanit Sur, raporton Anadolu Agency (AA).

Dëshmitarët okularë thonë se shpërthimi ka ndodhur pas zjarrit në kamp, ​​në një magazinë të municioneve dhe armëve.

Sipas informacioneve të para, në këtë incident ka të vdekur.

Ushtria libaneze mbërriti dhe bllokoi zonën e kampit.

Kampi në fjalë i refugjatëve palestinezë në Liban është ndërtuar në vitin 1955. /aa