Shpërthimet shkatërruese lënë përmbi 90 të vdekur në Guinenë Ekuatoriale

Ministria e Shëndetësisë në vend thotë se mbi 600 gjithashtu u plagosën në shpërthimet e mëdha që shkatërruan kazermat ushtarake dhe shtëpi të panumërta në Batu.

Presidenti i vendit Teodoro Obiang Nguema, i cili drejton vendin për katër dekada që nga viti 1979, ia atribuoj katastrofën neglizhencës në lidhje me trajtimin e dinamitëve dhe tha se pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata janë dëmtuar.
Pamjet dramatike televizive nga baza ushtarake treguan ndërtesa të shkatërruara, me të mbijetuarit që mblidhnin sendet e tyre.
Shpërthimet vijnë ndërsa vendi që njihet si prodhues i naftës po vuan nga një goditje e dyfishtë ekonomike për shkak të pandemisë dhe rënies së çmimit të naftës e që është burimi kryesor i të ardhurave të shtetit.
Pjesa më e madhe e popullsisë prej 1,4 milion banorëve jetojnë në varfëri. Qeveria ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në kërkim shpëtim si dhe në përpjekjet për të rindërtuar vendin.
Shteti i Guinesë Ekuatoriale që kufizohet me Kamerunin dhe Gabonin, ka qenë për qindra vite koloni e shteteve Evropiane si Portugalia, Britania dhe Spanja si dhe mbretëritë lokale. /Mesazhi.com