Shqetësuese sasia e grimcave plastike në trupat e foshnjave, zbulon studimi

Një studim shqetësues ka zbuluar se foshnjat kanë 15 herë më shumë grimca plastike në trupin e tyre se të rriturit.

Mikroplastikat janë copa të vogla plastike me madhësi më të vogël se pesë milimetër, me trashësinë e një monedhe dhe përdoren në industri të ndryshme, por gjithashtu mund të krijohen kur objektet plastike prishen.

Zbuluesit besojnë se foshnjat po konsumojnë shumë mikroplastikë përmes lodrave që përtypin, apo nga zvarritja nëpër qilima që përmbajnë këtë lëndë.

Ekipi ekzaminoi nivelet e grimcave plastike në mostrat e feçes në 10 të rritur dhe 6 foshnje në shtetin e Nju Jorkut, SHBA.

Në të gjitha mostrat ata gjetën të paktën një lloj mikroplastike, por kur krahasojnë mostrat e foshnjës me të rriturit, studiuesit gjetën të paktën 15 herë më shumë.

Fatkeqësisht, ekspertët janë ende të paqartë se cilat janë saktësisht efektet e këtyre grimcave në shëndetin e njeriut, por ekziston një shqetësim në rritje se ato mund të jenë shumë të dëmshme kur gëlltiten.

Pjesët më të vogla janë në gjendje të kalojnë membranat qelizore dhe të hyjnë në organizmin tonë dhe kjo është shqetësuese sepse hulumtimi mbi mikroplastikat në kafshët e laboratorit ka rezultuar në vdekjen e qelizave, inflamacion dhe çrregullime metabolike.