Shqipëri, pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

Deri në orën 17:00 kanë votuar 34, 54 për qind e qytetarëve. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2268 qendra votimi, nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 661257 nga 1914576 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 43,89 për qind.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiakë për 4 vitet në vijim.