Shqipëria e nis me fitore rrugëtimin drejt “Katar 2022”

Shqipëria ka arritur të arkëtojë tre pikë ndaj Andorrës në udhëtim në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Shqipëria ka arritur fitore në udhëtim ndaj Andorrës

“Kuq e zinjtë” provuan gjatë gjithë ndeshjes, dhe Andorra mbrohej mirë gjë që e bëri të vështirë depërtimin në fazën e fundit për Shqipërinë.

Pas disa tentativave të çuara dëm, Lenjani u tregua i saktë në min (41′) duke shënuar një gol të bukur.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, dominimi i Shqipërisë vazhdoi, por duhet vlerësuar edhe mbrojtjen e Andorrës të cilët ishin efektivë.

Cikalleshi pati një rast nga goditja e dënimit në min (72′) por që topi qëlloi murin kundërshtar.

Shqipëria në fund doli triumfuese, rezultati përfundimtar, Andorra 0-1 Shqipëria.

Shqipëria qëndron në vendin e dytë pas Anglisë e cila ka mundur San Marinon me rezultat të thellë.