Shqipëria në grup me Spanjën, Italinë e Kroacinë

Kombëtarja e Shqipërisë, ka mësuar grupin dhe kundërshtarët me të cilët do të përballët në Euro 2024.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin B dhe do të ndeshen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë

Evropiani i 2024 zhvillohet në Gjermani dhe fillon më datën 14 qershor, për të përfunduar një muaj më vonë më 14 korrik.