Shqipëria nis sot përgatitjet për dy “finalet” që dërgojnë në Evropian

Kombëtarja shqiptare nis nga e hëna (sot) përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’, ndaj Moldavisë më 17 nëntor në transfertë e më pas ndaj Ishujve Faroe më 20 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë dhe nga sot do të nisin stërvitjet në ambientet e ‘Shtëpisë e Futbollit’, njoftoi FSHF-ja.

Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të rëndësishme e vendimtare për Shqipërinë, për një vend në finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.