Shqipëria sonte përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve

Sonte, më fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria do të përballet me Izraelin në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

“Kuqezinjtë” aktualisht kanë një pikë të grumbulluar, pas barazimit pa gola me Islandën katër ditë më parë.

Sonte objektivi i vetëm i skuadrës së Edi Rejas do të jetë fitorja, në mënyrë që të rrëmbehet pozita e parë në grup, transmeton lajmi.net.

Aktualisht, lidere e grupit F është Islanda, me dy pikë dhe me një ndeshje më shumë të luajtur.

Shqipëria ndeshjen e parë në këtë kampanjë, në letër, e pati ndaj Rusisë, por, siç dihet, përballja nuk u zhvillua për shkak të sanksioneve të dhëna ndaj këtyre të fundit.