Shtatë persona të lënduar nga aksidenti në Skenderaj

Në fshatin Llaushë të Skenderajt dje ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një fugoni. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tre meshkuj dhe katër femra”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

PK-ja shton se të njëjtit janë dërguar në spitalin e Mitrovicës, ndërsa një prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK.