Autoritetet thanë se skema ishte ekzekutuar në Prill të 2023 duke vjedhur 25 milionë dollarë në vetëm 12 sekonda. Ata kishin fituar akses në transaksionet që priteshin të kryheshin duke manipuluar transferimet e kriptomonedhave.
Dy vëllezër të cilët studiuan në Institutin e Teknologjisë së Masaçusets u arrestuan ditën e Mërkure nga autoritetet Amerikane për operimin e një skeme e cila shfrytëzonte integritetin e blockchainit të Ethereum dhe vjedhur 25 milionë dollarë.
Prokurorët federalë e quajtën skemën e përdorur nga 28 vjeçari James Peraire-Bueno dhe 24 vjeçari Anton Peraire-Bueno, si një risi dhe ishte hera e parë që një mashtrim i tillë është bërë subjekt i hetimeve kriminale.
Autoritetet thanë se skema ishte ekzekutuar në Prill të 2023 duke vjedhur 25 milionë dollarë në vetëm 12 sekonda. Ata kishin fituar akses në transaksionet që priteshin të kryheshin duke manipuluar transferimet e kriptomonedhave.
Dy vëllezërit akuzohen për mashtrim dhe pastrim parash. Anton u arrestua në Boston ndërsa vëllai tjetër James në Nju Jork.
Të dy kanë ndjekur studimet në MIT në shkenca kompjuterike dhe matematikë ku sipas prokurorëve kanë fituar edhe aftësitë e nevojshme për ekzekutimin e kësaj skeme.
Prokurorët thanë se ata kishin shfrytëzuar një dobësi në softuerin e quajtur MEV-boost i cili përdorur nga shumica e “vërtetuesve” të rrjetit Ethereum të cilët janë përgjegjës për kontrollimin e transaksioneve përpara se të shtohen në blockchain.








