Shtetet e Bashkuara dhe Britania akuzojnë Kinën për një fushatë globale të spiunazhit kibernetik

A close-up on an abstract design of a display, which is warning about a cyber attack. Multiple rows of hexadecimal code are interrupted by red glowing warnings and single character exclamation marks. The image can represent a variety of threats in the digital world: data theft, data leak, security breach, intrusion, etc...

Zyrtarët Amerikanë thanë se janë goditur gjithashtu kontraktorë të mbrojtjes, disidentë dhe disa kompani Amerikane në fushat e energjisë, çelikut dhe veshjeve.

SHBA-ja dhe Britania akuzuan ditën e Hënë Pekinin për një fushatë spiunazhi kibernetik që ka goditur miliona njerëz përfshirë ligjvënës, akademikë, gazetarë dhe kompani që shërbenin si kontraktorë të mbrojtjes.

Autoritetet në të dy anët e Atlantikut drejtuan gishtin nga grupi i hakerëve Advanced Persistent Threat 31 ose “APT31” duke e quajtur atë si një vegël e Ministrisë së Sigurisë Shtetërore në Kinë. Zyrtarët Amerikanë dhe Britanikë thanë se ky grup ka shënjestruar stafin e Shtëpisë së Bardhë, senatorë Amerikanë, deputetë Britanikë dhe zyrtarë të lartë shtetërore në mbarë botën njëkohësisht kritikë të Pekinit.

Zyrtarët Amerikanë thanë se janë goditur gjithashtu kontraktorë të mbrojtjes, disidentë dhe disa kompani Amerikane në fushat e energjisë, çelikut dhe veshjeve.

Qëllimi i operacionit global të hakimit ishte goditja e kritikëve të regjimit Kinez, kompromentimi i institucioneve shtetërore dhe vjedhja e sekreteve tregtare tha zëvendës prokurorja e përgjithshme Amerikane Lisa Monaco.

Diplomatët Kinez në SHBA dhe Britani refuzuan akuzat duke i quajtur ato të fabrikuara.

Tensionet mbi çështjet në lidhje me spiunazhin kibernetik janë rritur midis Pekinit dhe Uashingtonit, pasi agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë dhënë gjithnjë e më shumë alarmin mbi aktivitetin e dyshuar të hakerëve të mbështetur nga shteti kinez.

Kina gjithashtu ka filluar vitet e fundit të flasë për operacionet e supozuara të hakerave perëndimore.