Shtohet interesimi për konvertim të veturave në ditën e fundit të afatit

Është shtuar edhe më shumë interesimi për konvertimin e veturave me targa ilegale në RKS, në ditën e fundit të afatit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për KOHËN se nga 1 nëntori, 3001 vetura janë konvertuar deri më 29 nëntor,

“Një ditë para përfundimit të afatit, interesimi është shumë i madh për konvertimin e targave nga ilegale në RKS”, ka thënë ai.