Shtyhet çmimi Nobel për Letërsinë për 2018-n

Akademia Nobel nuk do të dorëzojë këtë vit çmimin për Letërsinë. Ky vendim është marrë për shkak të reputacionit të dobët të Akademisë që u përfshi në një skandal me ngacmime seksuale.

Akademia suedeze, që dorëzon Nobel ka vendosur që të mos japë çmimin e 2018-s për Letërsinë, për shkak të skandalit të ngacmimeve seksuale në të cilin është përfshirë.

Jean-Claude Arnault, fotografi franko-suede i martuar me poeten Katarina Frostenson, e cila është pjesë e Akademisë, është akuzuar se ka ngacmuar 18 femra, përveç princeshës trashëgimtare, Viktoria e Suedisë.

Kjo është hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore që ky çmim prestigjoz nuk dorëzohet. Fituesi i 2018-s do të njoftohet në 2019, bashkë me fituesin e atij viti.

“Kemi mbërritur në një vendim të tillë në sajë të reputacionit në rënie të Akademisë dhe të besimit të reduktuar të publikut në institucion”, lëxohet në komunikatën e Nobelit.

I gjithë skandali u shfaq në nëntorin e kaluar. Megjithatë Arnault mohon akuzat. Sipas BBC, incidente të ndryshme kanë ndodhur në seli që janë në pronësi të Akademisë.

Polemikat u rritën dhe më shumë pasi organizata votoi kundër heqjes së bashkëshortes së Arnault nga komiteti, i përbërë nga 18 anëtarë. Ky vendim shkaktoi dorëheqje të shumta. Mes të dorëhequrve është dhe numri një i Akademisë, Sara Danius.

Ndërkohë, çmimi Nobel për Letërsinë dorëzohet gjithmonë në muajin Tetor.