Si ka mundësi…!?

Dr. Rijad Imeri

– Si ka mundësi që Allahu të betohet në diçka dhe përkujtimi i saj të jetë bidat?!
” dhe (betohem) në ata që kanë lindur dhe lindën ” ( el-beled 3 )

– Si ka mundësi që Allahu t’ia përkujtoj mirësitë e Tij të dërguarit të Tij, dhe përkujtimi i tyre të konsiderohet bidat?!
” A nuk ishe ti bonjak, e Ai të mori në stehim ” ( ed-duha 6 )

– Si ka mundësi që Pejgamberët e Zotit ta kujtojnë këtë mirësi, dhe kjo të konsiderohet bidat?!
Isai a.s. tha: ” Dhe, le të jetë selami (shpëtimi) mbi mua në ditën që kam lindur dhe në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem! ” ( Merjem 33 )

” Dhe, i qoftë selam (shpëtim) atij ( Jahjaut a.s. ) në ditën që ka lindur, dhe në ditën që ka vdekur dhe në ditën që do të ringjallet ” ( Merjem 15 )

– Si ka mundësi që Pejgamberi a.s. ta përkujtoj dhe ta festoj këtë ditë me adhurim ( agjërim ) e për ne të konsiderohet bidat?
” Në këtë ditë kam lindur dhe në këtë ditë më filloi shpallja ” ( Transmeton Muslimi )

– Si ka mundësi që gëzimi dhe përkujtimi i ditës së lindjes së zotriut të bijëve të Ademit a.s. të konsiderohet bidat?!

Nga: Hoxhë Rijad Imeri