Si përcaktohet gjinia e foshnjes?!

Nora Huseinovic Veliu

Shumë gra, në të kalurën e edhe sot, janë viktima të dhunës psiqike nga burrat dhe familja e gjerë, pse kanë lind vajzë dhe pse nuk po dikan me lind djalë!

Fatkeqësisht, shumë çifte kane mungesë të vetëdijës lidhur me trupin e tyre dhe të gjeturat relevante shkencore lidhur me këtë tematikë.
Ooo djem të ri!
Ooo burra!
Burra t’Odave!
Ngomni ktu!
Gruaja – e qeliza vezore e saj – edhe me dasht – NUK ndikon dhe NUK mundet me ndiku në përcaktimin e gjinisë së pjellës tate!
A po nin?!
A po merr vesh a jo?!
Pra!
Osht pikërisht qeliza Spermatozoide (sperma jote o Burrë i Odës) e që e PËRCAKTON GJININË E PJELLËS TATE!
A po m’beson?!
S’po m’beson a?!
Çou shko vete mjekun familjar!
N’dittë me t’tregu!
Se, edhe ai – mjeku familjar – nji “brum” me ty osht!
Po neise!
Zotni!
Ngoje motrën ktu!
Ktheju librave t’Biologjisë!
Librave t’Biologjisë, t’klasës së tetë-8!
Hin LEXO te kromozomet e vezorës dhe kromozomet e spermatozoidit!
Vezorja i ka dy (2) kromozomet e gjinisë femërore: XX!
Spermatozoidi i ka dy (2) kromozomet e gjinisë mashkullore: XY!
Vezoja o e gruas!
Spermatozoidi osht i YTI – o brum!
Eh tash!
Cka ndodh?!
Kur t’bashkohen vezorja dhe spermatozoidi, ndodh edhe përzierja e kromozomeve përcjellese!
Nëse, nji X i yti – bashkohet me nji X të gruas tane, çka del?!
Hajt çka del?!
XX pra!
Çikë del!
Nji çikë ma shumë!
Nji Mbretneshë pa krahë!
Ama!
Nëse, nji X i gruas tane bashkohet me nji Y tanin, çka del?!
Hajt çka del?!
XY pra!
Djalë del!
Nji “brum” ma shumë!
Përtej teje!
Qaj XY, nëse edukohet me kohë, del nji Burrë i mirë, nji Babë i mirë, nji Djalë i mirë dhe nji Vlla i mirë!
A e din “qysh” duhet mu konë, për mu konë i mirë?!
Qe qysh!
Nanës ushqimin me ja ba!
Nji gotë ujë me ja afru!
Kafën me ja zi!
Shpirtin me fjalë të mira me ja flladit!
Pastaj!
Grues xhamat me ja fshi!
Gruen, kur ushqimi t’vanohet, mos me e fy!
Gruen, me fjale përkëdhelëse me e lëmu!
Gruen, me fore e hajgare, me e shti me u qesh!
Grues – kohën tane me ja fal!
Mbi t’gjitha, me dit mirë – barazpeshën n’kohë e n’pare, n’mes nanës tane e gruas tane – me e majt!
Po pra!
Pastaj!
Motrën me e dasht!
Bijat (motrat tua) me i lyp e me i neru!
Me i neru TI – me dorën tane – e jo veç gruaja jote me t’i prit bijat, e ti n’të terun!
Me cigare n’gojë e me çaj rusi n’dore!
Këmbëkryq aty!
N’krye t’Odes!
Odës t’Burrave!
Odës t’Brumave!
Brumave t’prishun e t’dalun afatit!
Pasha ni Zot, fjalë e ka lanë njani kur pati thanë:
“Me pare t’huja e me mun t’huej, let o – i xhymerrtë me kanë!”
Neise!
Ma n’fun!
Çikën!
Loqkën e zemrës tane!
Me e dasht ma shumë se sa djalin tan!
Çiken – me e “diskriminu pozitivisht” në raport me djalin – brumin tan, farën tane, gjakun tan, kabilen tane!
Çikës tane – trajtim preferencial me i dhanë!
Po po, me e trajtu maaa mirë se saaa djalin tan!
Hajt tash!
Çou e thujum që edhe kjo “Padrejtësi” o!
Thujum!
Eh jo vallah!
NUK o!
O brum!
Sepse!
Jetimit veç flokët me ja lmue, xhennetin e fiton!
Hajt lmoja flokët fëmijës me babë e nanë t’gjallë, kqyr a ki për ta fitu xhennetin?!
N’hamam!
Prandaj!
Zoti kërkoi, dikujt me i dhanë ma shumë vëmendje se sa dikujt tjetër!
A thue, vallë, pse?!
Pikërisht sepse!
NEEE JEMI T’PABARABARTË NË ÇDO ASPEKT!
Nese i trajton NJEJT TË PABARABARTIT, e pe din o brum, çka ke ba?!
A e din veç?!
Ooo PADREJTËSI KE BA!
Prandaj!
Për me u arrit DREJTËSIA vet, TË PABARABARTIT duhet ndryshe-ndryshe me i trajtu!
Secillin, sipas gjendjes dhe nevojave qe i ka!
Fillimisht!
Dhashtë Zoti të ngritet vetëdija, në mënyrë që burri dhe gruaja të gjejnë prehje tek njeri-tjetri dhe që në mes çifteve të mbretërojë dashuria dhe mëshira, siç e ka përcaktuar Zoti në Kur’anin famëlartë!
Së dyti!
Lus Zotin që të na furnizojë nga burimet e Tij Infinit, me burra të mirë, të kujdesshëm e të ndjeshëm, por JO TEPËR TË NDJESHËM!
Me masë edhe ndjeshmerinë duhet kërkuar o vlla!
Sepse!
Siç e pati thane ai poeti:
“Edhe e bukura, kur teprohet, bahet e shëmtuar!”
Mjeksia, qysh moti, me dije na e ka ba:
“Ilaçi s’guxon t’mbidozohet”!
“Ilaçi i mbidozuar MBYT!”
Merr vesh!
Prandej!
Edhe kur ta duan e kur ta nderon NANEN tane, duaje e nderoje me masë!
Duaje e nderoje me karar!
Mos e duaj aq shuuuummmë nanën, saqë me e neglizhue gruen!
Allahu e tha n’Kuran, po spo kaaa kush me lexu bre, subhanAllah!
Allahu e tha: “Kur jepni (sadaka), (kujdes se) mos (po) e teproni!”
Mos e pat fjalen veç për pare?!
Ohhh jooo!
E pati, edhe per “sadakanë n’kohë”!
Kur TI investon kohë n’dikë, dije që ke investu aspektin maaa t’çmuar t’vetës tane!
Nëse tërë kohën tane e shpenzon për ta lumturue nanën tane, ndërsa e neglizhon gruen tane, dije se TI je nji KRIMINEL!
KRIMINEL!
E met kritikue PSE kshtu, a naisen?!
A e din se çfarë thua?!
Me plot gojë, m’thua se:
N’mes nanës dhe grues, NANA KA PËRPARËSI!
Sa t’o gjallë, o fjala! – thua!
E ani!
Hajt tash, shko!
SHKO TE NANA – BEQAR!
E une?!
Kohe maaa nuk kam!
Me vuajt nga VETMIA prane burrit gjallë!
Qysh e pati thanë ai shkrimtari i madh:
Lakuriq e i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur!
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë dijes i panxënë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë brumit i pangimë!

Selam!

Nora Huseinovic Veliu
07-06-2022,
Plavë.