Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti janë dy gjërat më të mira që njeriu mund të bëjë për shëndetin e tij. Mirëpo muskujt e fytyrës shpesh kanë nevojë për ushtrime në mënyrë që me kalimin e moshës të mos varen dh në të krijojë atë që njihet ndryshe mjekra e dyfishtë.
Ja disa ushtrime që duhet të kryeni që të mos u krijohet mjekra e dyfishtë.
![](https://i0.wp.com/cdn.www.ikub.al/upload/69/69742989-cd0e-4561-be49-9e79e1fb7fd9---0.jpg?w=696)
1-Ngrohni muskujt. Lëvizeni mjekrën para dhe prapa 10 herë.
![](https://i0.wp.com/cdn.www.ikub.al/upload/98/988e75e8-9e10-47ed-a33f-2a73526642a8---0.jpg?w=696)
2-Hapeni pak gojën sikur po ushqeheni dhe buzën e poshtme futeni brenda dhëmbëve dhe më pas mbylleni gojën duke nxjerrë jashtë buzën e sipërme. Përsëriteni këtë ushtrim 5-7 herë.
3-Mundohuni të prekni hundën tuaj me gjuhë. Kjo do të shërbejë edhe për forcimin e muskujve të gjëndrave tiroide dhe qafës. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.
![](https://i0.wp.com/cdn.www.ikub.al/upload/cb/cb228ebf-65f3-436f-8a63-750dee148406---0.jpg?w=696)
4-Kthejeni kokën anash dhe nxirrni para mjekrën, më pas këtë ushtrim përsëriteni në anën tjetër. Bëjeni 5 herë për çdo anë.
![](https://i0.wp.com/cdn.www.ikub.al/upload/86/86d8f03e-51cb-452a-ad35-005dcc1aa62e---0.jpg?w=696)
5-Ngrijeni kokën lartë dhe mblidhini buzët. Mbajeni në atë pozicion për 5-8 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë.
![](https://i0.wp.com/cdn.www.ikub.al/upload/77/777dd818-e3b6-4e02-b743-eca9f443293c---0.jpg?w=696)
6-Mbajeni kokën drejt dhe mblidhini buzët para. Ndër me të dyja duart shtrëngoni faqet anash sikur po nxirrni ajrin nga goja. Përsëriteni këtë ushtrim 6 herë.