Si të bëni hap pas hapi qumështor

Përbërësit: 4 vezë, 50 g miell misri, 50 g miell 00, 100 g sheqer, pak kripë, qumësht dhe 50 g gjalpë.

Për petët: 200 g miell, ujë dhe kripë.

Përgatitja: Në tas rrahim vezët me sheqerin, kripë, miellrat dhe më pas shtojmë qumështin. Në tenxhere tretim gjalpin dhe shtojmë të gjithë masën, e ziejmë derisa të trashet duke e perzier dhe e ftohim. Formojmë brumin dhe hapim disa peta, i shtrojmë në tavë dhe hedhim kremin sipër. E pjekim në furrë me temp 180 gradë.

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare