Si të përgatisni çomlek

Çomlek është një nga pjatat më të dashura për amvisat shqiptare. Ajo ka origjinë turke, por përdoret në të gjithë Ballkanin.

Përbërësit: 500 g qepujka, 500 g mish viçi tul, 200 g salcë, 1 lugë gjelle koncentrat domateje, 3 gjethe dafine, 1 lugë çaji kokrra piperi, 1 shkop kanelle, 2 lugë gjelle uthull rrushi ose molle, kripë, 1/2 lugë çaji sheqer, vaj misri dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Si fillim në një tenxhere të thellë, shtojmë vajin e misrit në zjarr mesatar, e nxehim mirë dhe skuqim mishin të coptuar në pjesë të vogla. Pasi mishi është skuqir mirë, e heqim nga ena dhe aty shtojmë qepujkat duke shtuar dhe pak vaj ulliri. I skuqim lehtë dhe qepujkat e më pas shtojmë dafinën, shkopin e kanellës, kokrrat e piperit. Shtojmë mishin dhe uthullën. I përziejmë mirë dhe e lejmë të avullojë pak uthulla. Në fund shtojmë salcën domate të coptuara (jo pure), koncetratin e salcës dhe sheqerin. E përziejmë mirë masën, shtojmë ujë aq sa mbulohen qepujkat dhe mishi dhe ulim zajrrin në minimum. I lejmë të ziejnë ngadalë për rreth 2 orë. Nëse e shihni nga fundi do pak ujë mund të shtoni. Gjella është gati pasi lëngu është trashur dhe mishi është gati. Ju bëftë mirë!