Si të zgjedhësh laptopin e duhur për punë, studime apo gaming?

Laptopi është bërë qendra e përditshmërisë – punë, projekte, filma e lojëra. Prandaj zgjedhja e modelit të duhur kërkon pak sqarim.

Ja udhërrëfyesi më praktik:

1. Përdorimi kryesor

Mendo çfarë do të bësh më shpesh:

● Punë & përdorim ditor: dokumente, email, meetings, internet.

● Studime & multitasking: shumë tabs, platforma online, PDF, prezantime.

● Gaming & programe të rënda: lojëra, dizajn, video-montazh, 3D.

Sapo ta kesh të qartë këtë, pjesa tjetër zgjidhet më lehtë.

2. Procesori

CPU është “truri”

● Punë të thjeshta: i5 ose ekuivalent,

● Multitasking & studime të avancuara: seri më e fortë,

● Gaming & programe të rënda: procesor i klasës së lartë.

3. RAM & SSD

● RAM: 8 GB minimum, 16 GB ideal për multitasking dhe gaming.

● SSD: shumë më i shpejtë se HDD,

○ 256 GB mjafton për punë të zakonshme.

○ 512 GB ose më shumë për projekte, lojëra dhe skedarë të shumtë.

4. Madhësia & pesha

● “13”14″ për lëvizje të shpeshtë,

● “15”-16″ balancë e mirë për punë dhe studime,

● 17″ më shumë për gaming në shtëpi.

Zgjidh gjithmonë ekran me rezolucion të mirë.

5. Kartela grafike

● Integruar: mjafton për punë dhe studime,

● Dedikuar: e domosdoshme për gaming, dizajn, video-montazh dhe 3D,

Mos paguaj për GPU të fortë nëse nuk e përdor.

6. Bateria, tastiera & portat

● Bateri e mirë nëse lëviz shpesh,

● Tastierë komode dhe me ndriçim nëse shkruan shumë,

Portat e mjaftueshme shmangin adapterët e bezdisshëm.

7. Buxheti vs. nevojat

Mos merr specifika që s’të duhen, por as mos kurse në gjërat kryesore (procesor, RAM, SSD). Syno një balancë që duron 3–5 vite përdorim.

8. Si ta përzgjedhësh më shpejt?

Mjafton t’i kalosh këto filtra:

● përdorimi kryesor,

● madhësia,

● RAM + SSD,

● procesori,

● GPU vetëm kur duhet,

● detaje praktike (bateri, tastierë, porta).

Nëse i keni të qarta këto pika, e keni shumë më të lehtë të gjeni laptopin që ju duhet.