Si t’i hiqni qafe përgjithmonë buburrecat?

Nëse shtëpia tuaj bëhet fole për buburrecat, duhet të dini që ashtu siç vijnë shpejt po ashtu shpejt zhduken.

Sapo të mos kenë ushqim, nuk do të jenë edhe ata. Ndërkaq disa artikuj nga kuzhina mund t’ju bëhen aleat i shkëlqyeshëm që sa më parë t’i largoni.

Kripa

Nëse qitni kripë në rrugën e buburrecave, ata shumë shpejt do të ngopen me kripë, e cila është fatale për traktin e tyre digjestiv, transmeton Telegrafi.

Soda dhe sheqeri

Përzieni sodën e bikarbonatit dhe sheqerin pluhur në përpjesëtim të barabartë dhe qiteni nëpër vendin në të cilin grumbullohen buburrecat. Edhe përzierja e uthullës dhe ujit, në përpjesëtim 2:1 do ta zgjidhë problemin.

Limoni

Meqenëse buburrecat nuk e durojnë thartirën e limonit, me lëng limoni spërkatni vendet ku ka më së shumti buburreca. /Telegrafi/