Si u kontrolluan dadot përmes Facebook dhe Twitter

Facebook ka nisur ta verifikojë me kujdes aplikacionin që kontrollon dadot e fëmijëve, ndërsa “Twitter”-i e ka bllokuar atë krejtësisht. “Predictim”, me seli në Kaliforni, ofron një shërbim që kalon ne sitë aktivitetin e “babysitter”-ve të ardhshëm në mediet sociale, në mënyrë që të verifikojë sesa të sigurtë janë.

Shërbimi kërkon për postime mbi lëndët narkotike, dhunën apo ndonjë përmbajtje tjetër të padëshirueshme. Çështja është se, kritikët këmbëngulin se nuk mund të besohen algoritmet, kur vjen fjala te këshillat mbi një person dhe sa është i pranueshëm ai për punësim.

Më herët gjatë muajit, pas zbulimit të këtij akvititeti, Facebooku e hoqi shumicën e qasjes së “Predictim”-it te përdoruesit, me arsyetimin se firma bie ndesh me politikat e saj të përdorimit të të dhënave personale.

Facebook po heton tani për të parë nëse në fund do ta bllokojë firmën plotësisht nga platforma e tij, pasi “Predictim” tha se ende tërheq të dhëna publike të gjigantit të rrjeteve sociale, në mënyrë që të ndihmojë algoritmet e veta.

“Të gjithë i kërkojnë njerëzit në mediet sociale, hyjnë e i kërkojnë në Google”,- ishte komenti i shefit ekzekutiv të kompanisë, njëkohësisht bashkëthemelues i saj, Sal Parsa./TCh/