Sikur Xhennetin mos ta kisha shpresë pas gjith kësaj sprove…

Sikur Xhennetin mos ta kisha shpresë pas gjith kësaj sprove,
a do shihnja më diçka, si bukuri të kësaj bote?!
Idhëtinë e fatkeqësisë, e kupton vetëm ai që lotët iu thanë,
në mungesë të lagështisë së syrit, me zemër të coptuar, lutet edhe qanë!
“Zot, unë nga dunjaja, më jam larguar,
më mundëso që mirësi në Xhennet
të kem shijuar”

Nga: Emine Bajrami