Sindikata e Policisë e pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë

Sindikata e Policisë së Kosovës, i ka vlerësuar si të papranueshme dhe diskriminuese shtesat për rrezikshmëri të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Si rrjedhojë, Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me dy kërkesa nga takimi i sotëm.

“Sindikata e Policisë së Kosovës mbron interesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë me qëllim të përmirësimit të mirëqenies dhe kushteve për punë, këtë e bënë në mënyrë të organizuar, në konsultim dhe koordinim me anëtarësinë e vet. Nga takimi i mbajtur, Këshilli Drejtues doli me këto kërkesa: Shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%; Ndërsa për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë. Pakënaqësia te të gjithë pjesëtarët e policisë është e madhe, prandaj kërkojmë që në afat sa më të shkurtë të bëhet realizimi i këtyre kërkesave dhe kërkesave paraprake me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës”, thuhet nga Sindikata.

Më tej theksohet se pakënaqësia është e lartë ndaj edhe kërkohet që kërkesat e të plotësohen në afatet më të shkurtra.