Siri, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur nga sulmi në Idlib

 Në një sulm ajror ndaj një tregu në qarkun Serakib të rajonit të zonës së deeskalimit në Idlib të Sirisë kanë humbur jetën 11 civilë ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha), Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se “Avionët rusë kanë kryer sulm ajror ndaj një tregu në Idlib. Në këto sulme kanë humbur jetën 11 civilë ndërsa 13 të tjerë janë plagosur”.

Jusuf bëri të ditur se kanë përfunduar punimet e kërkim shpëtimit dhe se të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth. Si pasojë e sulm u dëmtuan edhe mjetet në treg.

Zona e deeskalimit në Idlib, gjatë 1.5 muajve të fundit është objektiv i sulmeve intensive ajrore.

Rajoni i Idlibit dhe rrethinat e tij, që ndodhen në kufi me Turqinë, me marrëveshjen e Astanas më 4-5 maj u shpallën “zona jokonfliktuale”. Por, ky rajon i cili ndodhet nën kontrollin e ushtarëve opozitarë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit, ende po i nënshtrohet sulmeve të regjimit të Asadit dhe ndonjëherë edhe të Rusisë.