Grupi terrorist SDF rinisi të martën në mbrëmje bombardimet në lagje banimi në qytetin e Halepit në veri të Sirisë, disa orë pas sulmeve të mëparshme që shkaktuan katër të vdekur dhe disa të plagosur, raportoi media lokale, transmeton Anadolu.
Televizioni shtetëror “Alikhbaria” njoftoi se terroristët e SDF-së bombarduan lagjet pranë rrethrrotullimit Al-Shihan në qytetin e Halepit.
Grupi terrorist gjithashtu qëlloi me minëhedhës ndaj Shkollës “Al-Kalima” në lagjen Serjani i Ri, raportoi Agjencia Siriane e Lajmeve (SANA).
Nuk u dhanë detaje për viktima.
Më parë, terroristët e SDF-së kishin bombarduar Spitalin “Zahi Azrak”, i lidhur me Drejtorinë e Shëndetësisë së Halepit, në lagjen Bustan al-Basha.
SANA njoftoi se forcat e sigurisë së brendshme po punonin për të siguruar evakuimin e civilëve nga rrethrrotullimi Al-Shihan drejt zonave të sigurta ndërsa vazhdonin sulmet e SDF-së.



