Siria emëroi një zëvendësministër të Mbrojtjes për rajonin lindor, sipas Agjencisë Arabe Siriane të Lajmeve (SANA), transmeton Anadolu.
Assem Ghalyoun, drejtor i medias dhe komunikimit në Ministrinë siriane të Mbrojtjes, tha se Sipan Hamo u emërua në këtë post që mbulon rajonin lindor të vendit.
Emërimi vjen në kuadër të një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse” të 30 janarit midis qeverisë dhe organizatës terroriste YPG/SDF, që synon t’i japë fund përçarjes në vend dhe të nisë një fazë të re integrimi. U tha se marrëveshja, që përfshin qytetet Hasakah dhe Qamishli si dhe integrimin e forcave ushtarake, plotëson një marrëveshje të mëparshme të nënshkruar më 18 janar.
Marrëveshja më e fundit pasoi një operacion ushtarak nga Ushtria Siriane, në të cilin ajo rimori zona të mëdha në Sirinë lindore dhe verilindore pas shkeljeve të përsëritura të një marrëveshjeje të marsit 2025 nga SDF.






