Siria merr dërgesën e parë të vaksinave nga Covax

Siria ka marrë dërgesën e parë të vaksinave anti-Covid. Rreth 53,800 doza të vaksinës AstraZeneca do të mbërrijnë në qytetin e kontrolluar nga rebelët përmes skemës Covax të mbështetur nga OBSH. Rajonet e tjera të Sirisë gjithashtu do të marrin doza përmes Covax.

Zonat e kontrolluara nga regjimi tashmë kanë filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, por jo me doza të Covax. Mahmoud Daher, një zyrtar i lartë i OBSH-së, tha se OKB është e gatshme të vaksinojë personat më të rrezikuar në Siri.

Grupet e para që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetësorë, më pas të moshuarit mbi 60 vjeç. Ndërsa personat që vuajnë nga sëmundje kronike do të marrin një vaksinë tjetër. /abcnews