Sitnica del nga shtrati, bllokon rrugët (Video)

Shkrirja e borës ka bërë që lumi Sitnica të dalë nga shtrati, duke vërshuar kështu hapësirat në rajonin e Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Madje ka bllokuar rrugën Fushë Kosovë-Bardhi i Madh.

Në mjë video të realizuar nga ekipa e Agjencisë së Lajmeve Informimi.net shihet kjo rrugë tashmë e pakalueshme.

Vërshime të ngjashme shkaktohet çdo herë kur ka të reshura të mëdjha, kjo pasi që shtrati i lumit Sitnica është mbushur me mbeturina të ngurta dhe Komuna por as Ministria e Mjedisit nuk është që kanë marrë ndonjë aksion për pastrimin dhe zgjerimin e këtij lumi.