Skandal në festivalin Sunny Hill

Festivali Sunny Hill ka vazhduar me mbrëmjen e dytë, ku kanë interpretuar yjet e muzikës vendore dhe ndërkombëtare.

Mijëra veta e kanë vizituar parkun e Gërmisë për t’i ndjekur nga afër këngëtarët e tyre të preferuar.

Mirëpo gjatë kësaj nate ka ndodhur edhe një incident, pasiqë është arrestuar reperi Action Bronson.

Bronson është arrestuar pasiqë ka ndezur një “joint” (marihuanë) në skenë dhe të njejtën substancë e ka hedhur në drejtim të publikut. Pas pak minutash ka reguar policia duke e arrestuar për ta dërguar në mbajtje.

Edhe në të kaluarën në këso lloj festivalesh kanë ndodhur incidente, ndërsa nuk kabë munguar as përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit. Andaj organizatorët por edhe Policia duhet të ofrojnë siguri sidomos për gjeneratat e reja të cilat vien pre e këtyre ngjarjeve aspak të mira.