Skuadrat e NBA braktisin Trumpin

Dikur ishin hotelet e preferuara për skuadrat e NBA-së, por pas përplasjes që ato patën me presidentin e Amerikës, Donald Trump, ekipet nisën një e nga një të mos akomodohen më në hotelet në pronësi të numrit 1 të SHBA-së.

Sezonin e kaluar, plot 12 skuadra kanë frekuentuar rregullisht hotelet e Trump në qytete të ndryshme të Amerikës, ku akomodoheshin gjatë kohës që lëviznin, por këtë vit gjërat janë ndryshe.

Thuajse të gjitha ekipet kanë vendosur të ndryshojnë hotel, duke gjetur një strehë të re gjatë kohës që lëvizin nga një shtet në tjetrin.

Kjo është përgjigjja që skuadrat kanë dhënë karshi arrogancës që ka treguar presidenti i Amerikës, ndërkohë që skuadra e vetme që duket se ka vendosur të mos ndryshojë traditën është New Orelans.

“Jemi krenarë që nuk frekuentojmë më hotelet e presidentit Trump”, thonë lojtarët e NBA-së, ndërkohë që kjo tërheqje e skuadrave nga këto hotele i shkakton një humbje prej 20 mijë dollarësh për natë hoteleve.