Smartfoni koncept i OnePlus ka sistem me ftohje të lëngshme si një kompjuter gaming

Këto statistika me shumë gjasa nuk do tu bëjnë të nxitoni të blini një telefon të tillë duke qenë se edhe diferencat me modelin standard OnePlus 11 janë kryesisht kozmetike.

Pas disa muajsh spekulime, OnePlus zbuloi smartfonin më të fundit eksperimental, kësaj here vjen me funksionalitete më praktike. OnePlus 11 Concept përqendrohet rreth sistemit me ftohje të lëngshme “Active CryoFlux” i ngjashëm me sistemet e ftohjes së disa kompjuterëve gaming.

Përdor një mikropompë piezoelektrike qeramike për të vënë lëngun në qarkullim në gypat e hollë vendosur në pjesën e pasme të telefonit dhe janë të dukshëm.

Rezultati është një rritje performance e vogël sipas pretendimeve të OnePlus. Kompania thotë se temperatura bie duke rritur numrin e fps të video lojërave me 3-4 dhe reduktuar kohën e kërkimit me 30-45 sekonda.

Këto statistika me shumë gjasa nuk do tu bëjnë të nxitoni të blini një telefon të tillë duke qenë se edhe diferencat me modelin standard OnePlus 11 janë kryesisht kozmetike.

Gypat e nxehtësisë dhe dritat blu janë ndryshimet më të prekshme por gjithashtu janë ndryshuar edhe disa elementë të dizajnit të kamerës.

OnePlus 11 Concept nuk do të hyjë në prodhim. Megjithatë nuk do të ishte surprizë nëse kompania sjell këto teknika të reja dizajni së bashku me sistemin e ftohjes së lëngshme në telefonët e ardhshëm. /PCWorld Albanian