Sonte ceremonia e Topit të Artë – Kush do ta fitojë?

Bota e futbollit ka sytë në kryeqytetin francez Paris, ku në mbrëmje ditën e sotme do të ndahet çmimi më i madh individual, Topi i Artë.

Lionel Messi, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe janë kandidatët kryesorë për të marr në shtëpi çmimin prestigjioz.

Ceremonia fillon në ora 20:45 dhe mbahet në Paris.

Gazeta e famshme franceze ‘France Football’ përveç Topit të Artë për meshkuj, do të dhurojë të njëjtin edhe në kategorinë e femrave. Po ashtu do të dhurohen edhe çmimet për portierin më të mirë, ‘Yachine’ dhe ai për talentin më të mirë, ‘Kopa’.