Sonte finalja e Kupës së Italisë – përballen Inter dhe Juventus

Sonte do të luhet finalja e Kupës së Italisë.

Në kuadër të Kupës së Italisë, Inter dhe Juventus përballen sonte në fazën finale, shkruan lajmi.net.

‘Zikaltërit’ vazhdojnë të jenë në luftë për dy trofe, me njërin që mund ta sigurojnë qysh sonte.

‘Zonja e Vjetër’ në anën tjetër do të tentojë “shpëtimin” e sezonit, me një triumf eventual sonte.

Ndeshja finale mes Inter dhe Juventus luhet me fillim nga ora 21:00.

Bazuar nga situata në kampionatin italian, Inter futet në këtë garë si skuadër favorite.